Greth Southgate ka lavdëruar performancën e Anglisë që mbylli Kampionatin Botëror në pozitën e katërt.
“Tre Luanët” arritën në gjysmëfinale, ku u mposhtën nga Kroacia e më pas në përballjen për vendin e tretë u mposhtën nga Belgjika 2 me 0.
“Kemi qenë garues, kemi tejkaluar pritjet dhe përfunduam në top-katërshe aty ku ndoshta është më mirë se që jemi aktualisht”, ka thënë përzgjedhësi i Anglisë për “ITV Sport”. “Por lojtarët meritojnë çdo lëvdatë”.
Ndeshja e ardhshme e Anglisë është më 8 shtator në Ligën e Kombeve ndaj Spanjës.