Anglia arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror, pas fitores ndaj Kolumbisë.
“Mallkimi” i penalltive është thyer mbrëmë, pasi Anglia ia doli që përmes penaltive të kualifikohej tutje në Kampionatin Botëror.
Kjo është hera e parë në histori që “Tre Luanët”, fitojnë një ndeshje të Botërorit pas ekzekutimit të penalltive dhe për këtë arritje është shumë i lumtur edhe trajneri Gareth Southgate.
“Ishte një moment i jashtëzakonshëm, për besimin e këtij grupi lojtarësh dhe atyre që do i pasojnë”, ka thënë Southgate. “Fituam me penalti, që ka qenë gjithnjë e pamundur për ne, por fituam edhe në një atmosferë shumë të vështirë, sepse në stadium raporti ishte 5 me 1 për tifozët e Kolumbisë dhe na dukej si ndeshje jashtë shtëpisë”.
“Sot lojtarët e mi treguan se nuk ka pse të mos krijojnë historinë e vet, nuk ka nevojë të shohim të shkuarën. Ata e kanë krijuar historinë e vet dhe unë nuk dua të kthehem herët në shtëpi”, ka theksuar ai.