Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Southgatet i mbetet shumë punë për të bërë

Arritja e Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas 28 vjetëve paraqet një përparim të vërtetë dhe po ashtu ka qenë arsye për festë të tifozëve që kanë vuajtur gjatë.

Por ka ende mjaft punë për të bërë për seleksionuesin Gareth Southgate që skuadra të përparojë edhe më tutje, transmeton Koha Ditore.

Humbja 2:1 në shtesa ndaj Kroacisë të mërkurën në gjysmëfinale ka ekspozuar limitet e skuadrës të papërvojë të Southgatet, pikat e dobëta që ishin evidente nëpër turnetë e tjerë, por që u maskuan shpesh nga euforia e suksesit të papritur.

Me gjithë fjalët për një futboll të ri, modern, me pasime, Anglia e pati të vështirë të dalë nga mbrojtja dhe të mbajë topin në mesfushë, kur ishte vërtet në presion.

Po të arrinte në finale ndaj Francës të dielën, ndaj një skuadre që arriti të neutralizonte talentet e klasit botëror të Belgjikës, si Kevin de Bruyne e Eden Hazard në gjysmëfinale, kufizimet ndoshta do të ekspozoheshin edhe më tepër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).