Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Anglia kalon në çerekfinale të Botërorit

Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror duke mposhtur me penalti Kolumbinë.

Heroi i Anglisë në penalti ishte Eric Dier që realizoi penaltinë e fundit dhe vendimtaren në këtë duel.

Kjo ndeshje përfundoi 1 me 1 me golat e Harry Kane për Anglinë dhe Yerri Minas që realizoi në minutat shtesë të takimit.

Në çerekfinale Anglia do të përballet me Suedinë që sot gjatë ditës mposhti Zvicrën.


Penaltitë përcaktojnë fituesin e duelit Kolumbi – Angli

Edhe Anglia në çerekfinale pas fitores së vështirë ndaj Meksikës Botërori 2026 2 j. më parë Anglia në çerekfinale pas fitores së vështirë ndaj Meksikës

Fituesi i ndeshjes Kolumbi – Angli pritet të përcaktohet me penalti pasi vazhdimet nuk kanë sjell fitues.


Kolumbia siguron vazhdimet në minutën e fundit të takimit

Yerry Mina është përkujdesur që Kolumbia të sigurojë vazhdimet me golin që ka realizuar në minutën e dytë shtesë të takimit kundër Anglisë.

Mbrojtësi shtatlartë realizoi me kokë dhe goditjen e tij nuk mund ta ndalnin as portieri Picford e mbrojtësi Trippier.


Kane kalon në epërsi Anglinë kundër Kolumbisë

Harry Kane ka realizuar golin e epërsisë në ndeshjen që Anglia po e zhvillon kundër Kolumbisë.

Edhe I jashtëzakonshmi Kane e dërgon Anglinë tutje Botërori 2026 3 j. më parë I jashtëzakonshmi Kane e dërgon Anglinë tutje

24-vjeçari anglez e fitoi vetë penaltinë kur u pengua në zonë nga Carlos Sanchez në minutën e 55-të.

Ky është goli i gjashtë i Kanet në këtë Botëror.