Deputeti Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk ka vend për befasi në fitoren e Kroacisë ndaj Argjentinës, në ndeshjen e sotme në futboll, në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Ka thënë se Kosova duhet ta ketë model shtetin kroat.
Statusi i plotë i Abdixhikut:
Kroacia, vend ballkanik me veç 4.1 milionë banorë. Bënë luftë, e fituan atë. Bënë shtet, arrestuan për korrupsion edhe kryeministrin e vet. U bënë vend i NATO-s e BE-së për më pak se 20 vjet.
Sot gjunjëzojnë superfuqitë e futbollit në botë. Lojtarët e saj bëjnë mesfushën e Realit e Barcës; sulmin e Juves e Interit, mbrojtjen e Liverpoolit e Atletit. Zero befasi.
Edhe
Kroacia mposht Armeninë dhe kualifikohet në Evropian
Një shtet model për ne.
Në sport, politikë e ekonomi.
Artikuj të ngjashëm