Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Protesta e De Geas ndaj kryeministrit spanjoll

Portieri i përfaqësueses së Spanjës, David de Gea ka mbajtur duart në xhepa derisa bashkëlojtarët duartrokitën fjalimin e kryeministrit të ri Pedro Sanchez.

Lideri socialist dy vjet më parë kishte kritikuar portierin e Manchester Unitedit për përpirjen në akuzat për sulm seksual, të cilat vazhdimisht i ka mohuar De Gea.

Sanchez në atë kohë kishte thënë se nuk ndjehej rehat që De Gea ishte portier i përfaqësueses, ndërsa të martën gardiani i është shmangur duartrokitjeve, por ia ka zgjatur dorën kryeministrit kur ai përshëndeti secilin lojtar.