Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Portugalia mezi mbahet për të kaluar në 16 më të mirët

22:00 - Portugalia mezi ka arritur të shpëtojë nga humbja për të siguruar kualifikimin në 16 më të mirët në botë.

Portugezët u ndanë baras 1 me 1 me Iranin, me iranianët që patën raste të mira në sekondat e fundit të takimit.

Me barazimin e sotëm, Portugalia shkon tutje si e dyta e Grupit B dhe në ndeshjen e parë të eliminimit direkt përballet me Uruguain.


Ronaldo humb penaltinë

21:15 - Cristiano Ronaldo ka humbur penaltinë ndaj Iranit.

Edhe Barazon Portugalia, kush tjetër pos Ronaldos Botërori 2026 Barazon Portugalia, kush tjetër pos Ronaldos

Gjuajtjen e tij nga 11-metërshi me sukses e priti Alireza Beiranvand.

Rezultati mbetet 1 me 0 në të mirë të Portugalisë.


Portugalia mbyll pjesën e parë ndaj Iranit me epërsi minimale

Portugalia ka mbyllur pjesën e parë ndaj Iranit në Grupin B me epërsi minimale 0 me 1.

Edhe Portugalia fiton pikën e parë për të shmangur eliminimin Futboll Portugalia fiton pikën e parë për të shmangur eliminimin

Të vetmin gol e shënoi Ricardo Quaresma në minutën e fundit.

Ai shënoi supergol duke e goditur topin me të jashtmen.