Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Pikat përcaktuese të katër gjysmëfinalistëve

Çiftet gjysmëfinale të Botërorit janë caktuar. Do të zhvillohen dy përballje të mëdha ndërmjet përfaqësueseve evropiane.

Por derisa katër skuadrat e mbetura në “Rusia 2018” janë nga kontinenti i njëjtë, ngjashmëritë përfundojnë aty.

Franca do të përballet të martën me Belgjikën, ndërsa Anglia të mërkurën me Kroacinë.

Franca, Belgjika, Anglia dhe Kroacia kanë atribute shumë të ndryshme. “FIFA.com” ka nxjerrë pikën e fortë të secilës nga përfaqësueset gjysmëfinaliste.

Franca ka aftësinë për të luajtur me formacione të ndryshme

Jo shumë kohë më parë, Didier Deschamps është kritikuar për këtë veçori të skuadrës së Francës, ku disa gazetarë kanë thënë se Franca ka mijëra fytyra dhe jo një identitet të vërtetë. Në fakt shkathtësia për të luajtur në formacione të ndryshme po del të jetë atribut kyç... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm