Belgjika me gjeneratën e artë të saj futet në gjysmëfinalen e së martës si përfaqësuesja më efikase në Botërorin “Rusia 2018”.
Belgët përballë e kanë një rivale shumë të njohur, Francën, që është “rritur” gjatë turneut dhe po ashtu do të jetë e mbushur plot me vetëbesim për ndeshjen që luhet në St. Petersburg, shkruan Koha Ditore.
Ndeshja që nis në orën 20:00 është gjysmëfinalja e parë e Botërorit “Rusia 2018”. Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Kroacisë e Anglisë luhet të mërkurën në Moskë.
Belgët kanë shënuar 14 gola në pesë ndeshje dhe ishin goxha impresiv në fitoren 2:1 ndaj Brazilit, në çerekfinale. Romelu Lukaku, Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne ishin kombinim fitues në sulm dhe mundësuan që të eliminohet kampioni i pesëfishtë i botës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)