Seleksionuesi i Përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate, ka zbuluar se portieri i Evertonit, Jordan Pickford, do të jetë zgjedhja e tij e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Sipas Southgatet, konfirmimi i Pickfordit është bërë në ndeshjen miqësore që Anglia e luajti ndaj Nigerisë të shtunën e fundit ku portieri i Evertonit ishte titullar, shkruan Koha Ditore.
Këtë ndeshje e fitoi Anglia 2:1, derisa Pickford pati paraqitje të mirë dhe u tregua shumë i qetë.
Southgate, krahas Pickfordit në botëror ka ftuar edhe portierin e Stoke Cityt, Jack Butland dhe të Burnleyt, Nick Pope që duket se nuk do të kenë minutazhë në këtë ngjarje... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm