Pavel Ushanov është i lumtur që vendi i tij po e organizon Kupën e Botës në futboll, por sa i përket përvojës së shikimit të ndeshjeve, ai thotë se Botërori 2002 në Kore të Jugut dhe Japoni ishte më mirë për të.
Kjo pasi që Ushanov jeton në Vladivostok, një qytet në Bregun Paqësor të Rusisë dhe shtatë zona kohore larg nga Moska.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur një ndeshje e vonshme fillon në Moskë, atëherë Ushanov dhe fqinjët e tij të tjerë duhet të zgjohen në ora 4 të mëngjesit për ta shikuar. Ndërkohë dallimi në kohë me Tokion është vetëm një orë.
“Për njerëzit në lindjen e largët të Rusisë ishte shumë më e përshtatshme shikimi i Botërorit 2002”, thotë Ushanov, një profesor në Universitetin e Vladivostokut për Ekonomi. “Edhe pse ky turne po mbahet në Rusi, nëse marrim parasysh diferencën kohore nuk është shumë e përshtatshme të shikosh ndeshjet drejtpërdrejt, pasi në mëngjes duhet të shkosh në punë”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)