Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Meksika e trimëruar kërkon tri pikë edhe ndaj Koresë

Koreja e Jugut do të jetë e përkushtuar për të ndalur serinë e saj të humbjeve në Kupë të Botës, që tani është tri ndeshje, pasi humbi përballjen hapëse në Rusi. Por pasi ka dështuar të mbajë portën e paprekur në 12 prej 13 ndeshjeve të fundit në botëror, të pamundësohet Meksika që të shënojë, do të jetë e vështirë aq sa të shënohet gol në anën tjetër të fushës.

Jugkoreanët nuk kanë shënuar në dy ndeshjet e kaluara në botëror, por nuk kanë zhvilluar asnjëherë tri ndeshje rresht pa gol të shënuar, transmeton Koha Ditore.

Meksika do të jetë e trimëruar pas fitores së saj impresive ndaj kampiones në fuqi të botës, Gjermanisë në ndeshjen hapëse dhe ekipi i Juan Carlos Osorios, sidomos mbrojtja e tij, do të jetë vështirë e kalueshme.

Hirving Lozano ka shënuar golin e fitores për Meksikën ndaj Gjermanisë, ndërsa sulmuesi është në top-formë, pas 17 golave e tetë asistimeve në 29 paraqitje për PSV-në në kampionatin holandez.

Meksika fitoi 1:0 ndaj Gjermanisë, por ka shkëlqyer në fushë dhe është vlerësuar prej përfaqësueseve më të mira pas ndeshjeve të rrethit të parë. Me rezultat të njëjtë Koreja e Jugut u mposht nga Suedia. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm