Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Meksika mposht Korenë e Jugut

Meksika ka shënuar edhe fitoren e dytë në Botërorin e Rusisë, sot ndaj Koresë së Jugut, duke qenë edhe më afër për të kaluar grupin.

1 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Vela e Chicharito i dhanë fitoren Meksikës duke shënuar në minutat 26 dhe 66, kurse golin e vetëm për jugkoreanët e shënoi Son Heung-Min në minutën e 90+3.

Ai shënoi një gol shumë të bukur.

Meksika tani është lider i Grupit F, kurse Suedia që sot luan ndaj Gjermanisë ka 3 pikë, e pa pikë janë Gjermania e Koreja e Jugut.


Meksika krijon epërsinë e dytë ndaj Koresë së Jugut

Meksika tani është duke udhëhequr 2 me 0 ndaj Koresë së Jugut.

Golin e dytë e shënoi Chicharito në minutën e 66 pas asistimit nga Lozano.

Ky ishte goli i 50 i Chicharitos në fanellën e kombëtares meksikane. 


Meksika e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Koresë së Jugut

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Koresë së Jugut dhe Meksikës, me epërsinë e kësaj të fundit.

Ishte Carlos Vela që e kaloi Meksikën në epërsi në mintuën e 26 nga penaltia, transmeton Koha.net.

Në rast të fitores Meksika do të siguronte kualifikimin në 16 më të mirat e botës në “Rusia 2018”.

Artikuj të ngjashëm