Ylli belg, Romelu Lukaku mund të mungojë në ndeshjen e fundit të Blegjikës ndaj Anglisë në Botërorin ‘Rusia 2018’.
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez në konferencë për media ka konfirmuar se Lukaku ka dëmtuar ligamentet në këmbën e majtë dhe rrezikon ta humbë atë ndeshje, transmeton Koha.net.
Lukaku shënoi dy herë në fitoren prej 5 me 2 të Belgjikës ndaj Tunizisë.