Përfaqësuesja e Belgjikës do të jetë pa sulmuesin Romelu Lukaku në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ka njoftuar të martën përzgjedhësi Roberto Martinez.
Arsyeja e mungesës së Lukakut është lëndimi i pësuar në nyjën e këmbës në ndeshjen kundër Përfaqësueses së Holandës.
Këtë ndeshje, Belgjika e humbi me shifrat 4:1. Lukaku do t’i mungojë Belgjikës për duelin me Poloninë që luhet të enjten dhe atë kundër Uellsit të shtunën.
E po ashtu, gjasat janë të mëdha që Lukaku të mos jetë i gatshëm as për ndeshjen e fundit të këtij muaji, atë më 14 qershor kundër Polonisë.
“Gjasat janë shumë të vogla, që ai të përfshihet edhe në ndeshjen e fundit”, ka thënë Martinez.