Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

“Google translate” thyen barrierat e gjuhëve në Botëror

Futbolli mund të jetë gjuha më universale në planet. Por kur vjen deri te deshifrimi i alfabetit cirilik apo komunikimi me banorët lokalë në Rusi ku po mbahet Kupa e botës, atëherë nuk mjafton vetëm dashuria e madhe për lojën e futbollit.

Për të kaluar barrierën e gjuhës në Rusi, tifozët e Botërorit nga mbarë bota aktivisht kanë përdorur aplikacionin "Google translate" në telefonat e tyre të mençur. Ky aplikacion në të shumtën e rasteve i ka shpëtuar ata nga telashet, transmeton Koha Ditore.

Në disa raste, softueri i këtij aplikacioni ka qenë i padisponueshëm për tifozët që të komunikojnë me banorët nëpër lokale, restorante dhe hotele në 11 qytetet mikpritëse të botërorit "Rusia 2018", për shkak të mbingarkesës.

"Është shumë vështirë të kuptohet alfabeti cirilik i Rusisë", ka thënë tifozi i Brazilit, Gustavo, i cili ka udhëtuar mbi 12 mijë kilometra prej Pocos de Navas për ta përkrahur ekipin në Kazan, ku brazilianët do të përballen me Belgjikën në çerekfinale të premten. "Kështu që, gjatë tërë kohës e përdori 'google translate' për të pyetur njerëzit rreth nevojave të mia.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).