Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Godin: Italia ka mungesë të sulmuesve vendimtarë

Mbrojtësi i përfaqësueses së Uruguait, Diego Godin, beson se Italia nuk është kualifikuar në Botërorin 2018 në Rusi, pasi i mungon një sulmues që mund të bëjë dallimin.

Italia dështoi të kualifikohej në një Kupë të Botës për herë të parë që nga viti 1958, pasi humbi me rezultat të përgjithshëm 1:0 pas dy ndeshjeve të barazhit me Suedinë.

“Italia gjithmonë ka pasur sulmues vendimtar, por sot, me gjithë respektin, nuk është e njëjta gjë. Nuk ka një Roberto Baggio, Filippo Inzaghi, Christian Vieri, Alessandro del Piero apo Francesco Totti. Italia ka mbrojtës të fortë, por i mungon një sulmues që mund të bëjë dallimin me golat e tij”, ka thënë Godin për “La Gazzetta dello Sport”.