Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Ferdinand: Gjermania nuk tregoi respekt për Meksikën

Ish-futbollisti i Anglisë, Rio Ferdinand, ka folur pas takimit për shkaqet e humbjes së papritur të kampionit botëror nga Meksika.

Ai tha për BBC One se Gjermania nuk tregoi respekt për kundërshtarin dhe kjo shkaktoi “vrima”, të cilat Meksika i shfrytëzoi, transmeton kp.

“Kjo performancë tregoi se si të luani kundërsulm në futboll. Gjermania nuk tregoi respekt për Meksikën dhe ata lanë vrima që Meksika i shfrytëzoi. Ata e lënduan me këtë ekipin gjerman. Shikoni se çfarë do të thotë për lojtarët e tyre dhe tifozët e tyre”, tha ai.

Meksika sot mposhti në botërorin në Rusi kombëtaren gjermane me rezultat 1:0.