Ka ndodhur befasia e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Kampioni në fuqi i Botës, Gjermania është befasuar në ndeshjen e saj të parë në “Rusia 2018” kundër Meksikës, transmeton Koha.net.
Ishte Lozano ai që i siguroi pikët e plota Meksikës duke shënuar në minutën e 35, pas asistimit nga Chicharito.
Në vazhdim Gjermania krijoi mjaft raste shënimi, dhe dy herë e goditi shtyllën, por ishte jo efikase.
Në Grupin F kombëtarja e Meksikës tani është lider me tre pikë. Kurse Suedia e Korea e Jugut luajnë nesër.
Edhe
Meksika bindëse, eliminohet Çekia
Në disavantazh Gjermania mbyll pjesën e parë ndaj Meksikës
Kampioni i Botës në futboll, Gjermania e ka nisur keq Botëorin në Rusi.
Pjesën e parë kundër Meksikës “Pancerët” e mbyllën në disavantazh prej një goli, transmeton Koha.net.
Ishte Lozano ai që kaloi Meksikën në epërsi në minutën e 35-të, në një ndeshje jashtëzakonisht të mirë të meksikanëve që luanin me kundërsulme.
Super Meksika kalon në epërsi ndaj Gjermanisë
Meksika e ka nisur për mrekulli sfidën ndaj kampionit në fuqi të Botës, Gjermanisë.
Edhe
Meksika, e para që siguron fazën nokaut
Meksikanët, që po luajnë jashtëzakonisht mirë në këtë ndeshje, arritën të kalojnë në epërsi përmes Lozanos në minutën e 35, transmeton Koha.net.
Për të asistoi Chicharito.
GOAL MEXICO! Hirving Lozano ??? pic.twitter.com/t0N65zMC2n
— FlFA World Cup (@WorIdCupFC) June 17, 2018