Përballja e kampionit të botës, Gjermanisë kundër Meksikës në Rusi nuk doli të jetë e suksesshme.
Edhe pse patën shumë raste për shënim, gjermanët lëshuan fushën kokulur, duke humbur 0 me 1, transmeton kp
Trajneri i Gjermanisë Joachim Low pas takimit ka folur për arsyet e humbjes së të përzgjedhurve të tij.
"Ne e dinim se duhej të ishim të qëndrueshëm në këto ndeshje të para, por shumë shpesh, në mënyrë të panjohur, dukeshim nervoz dhe ne duhet të analizojmë pse ndodhi", tha ai.
Pavarësisht humbjes në fillim të botërorit, kombëtarja gjermane sipas trajnerit të saj nuk do të ndryshojë taktikën për dy ndeshjet e radhës në grupin e saj.