Brazili mund të jetë favorit për ta mposhtur Meksikën dhe të avancojë në çerekfinale të Kupës së Botës, por mesfushori Casemiro thotë se meksikanët e eliminuan Gjermaninë, që është fakt se në futboll, favorit nuk ka.
Brazili të hënën përballet me Meksikën në Samara. Casemiro shton po ashtu se pesë herë kampioni i Botës asgjë nuk merr si të kryer, sidomos pasi e pa Gjermaninë kampione në fuqi, teksa eliminohej nga gara dhe përfundoi e fundit në grup.
“Ky favorizim vjen nga ju. Fanella nuk ta fiton lojën. Shikojeni Gjermaninë. Me gjithë ata futbollistë që i ka, gjithë atë favorizim, përsëri u eliminua në rundin e parë. Jemi mirë. Të gjithë lojtarët janë të nivelit të lartë, ekipet e tyre janë gjithmonë favorit. Kështu që ne jemi mësuar me presion. Gjithmonë kemi respekt, qetësi dhe kokulur. Duhet të luajmë futboll për ta mposhtur Meksikën”, iu tha Casemiro gazetarëve në qendrën stërvitore të Brazilit.
Brazili në këtë përballje është favorit për shkak të formës së dobët të Meksikës kundër ekipeve të Amerikës Jugore në finalet e Botërorit. Në 15 gara të ndryshme para Rusisë, Meksika vetëm një herë e ka mposhtur një ekip amerikanojugor, Ekuadorin, 2:1 në vitin 2002.