Pavarësisht paraqitjeve jo bindëse në fitoret e ngushta ndaj Australisë (2:1) dhe Perusë (1:0), te Franca nuk ka presion, pasi ajo tashmë është kualifikuar në një të tetën e finales nga Grupi C.
Por ka pak gjasa që Franca të pushojë lojtarët bazë pasi francezët duan të shmangin përballjen me Kroacinë që kryeson në Grupin D dhe ka impresionuar në ndeshjet hapëse, shkruan Koha Ditore.
Një barazim në ndeshje me Danimarkën do të bënte që Franca të fitonte grupin dhe të luajë ndeshjen potencialisht më të favorshme ndaj të dytit në Grupin D, ndoshta Argjentinës apo Nigerisë.
Përzgjedhësi francez, Didier Deschamps, pritet që të paktën në mesfushë të aktivizojë lojtarët më të mirë, ndërsa në pozitat e tjera mund t'ua japë rastin atyre që kishin më pak hapësirë apo që nuk janë në formën më të mirë. Por ai është i përkushtuar të marrë rezultatin që i duhet për të fituar grupin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)