Për ta mbrojtur titullin e Kupës së Botës, Franca do të ketë punë edhe me gjysmëfinalisten e Evropianit 2020, Danimarkën.
Në fakt, Franca dhe Danimarka do të takohen edhe dy herë në Ligën e Kombeve, para ngjarjes më të madhe globale.
Kampionia e Botës e vitit 2018-të, Franca, në radhët e veta ka lojtarë edhe të klasit të Kylian Mbappes. Veç Danimarkës, Franca do të takohet edhe me Tunizinë dhe fituesin e serisë së plejofit ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe, Australisë dhe Perusë.
“Do të mund të ishte më lehtë apo më vështirë. E njohim Danimarkën mirë dhe do ta njohim edhe më mirë njëri-tjetrin kur do të takohemi në ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor dhe shtator”, shtoi ai.