Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Coentrao refuzon Portugalinë, s’e konsideron veten të denjë për Botërorin e sivjetmë

Fabio Coentrao ka refuzuar ftesën e kombëtares portugeze për Botërorin Rusi 2018.

Arsye për këtë ka qenë forma jo e mirë e lojtarit, diçka të cilën e ka konfirmuar edhe vet futbollisti i Real Madridit, i huazuar në Sporting, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

”Në javën e kaluar, pas shumë mendimeve, e ndjej se nuk jam në gjendje të duhur për të përfaqësuar shtetin në një test të rëndësisë botërore. Nuk do t’ia kthejë kurrë shpinën shtetit tim dhe shpresoj ta përfaqësoj në të ardhmen më shpesh. Deri atëherë, jam dhe do të mbes përkrahës nga jashtë skuadrës”, ka thënë Coentrao.