Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Cavani çon Uruguain në çerekfinale, eliminohet Portugalia

Uruguai është çerekfinalisti i dytë pas i Botërorit të Rusisë, pas Francës.

Ishte Edinson Cavani me një paraqitje fantastike që i siguroi fitoren kombëtares së tij, duke eliminuar kampionin e Evropës, Portugalinë, 2-1, transmeton Koha.net.

Golin e parë Cavani e shënoi në minutën e shtatë, pas një krosimi të bukur nga Luis Suarez.

Në pjesën e dytë Portugalia barazoi shifrat përmes Pepes, i cili me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta e 55.

Por, në skenë doli sërish Cavani, duke shënuar një supergol në minutën e 62, për ta kualifikuar Uruguain në çerekfinale të Botërorit.

Edhe Uruguai kalon në çerekfinale të Kupës së Amerikës Sport Uruguai kalon në çerekfinale të Kupës së Amerikës

Në çerekfinale Uruguai luan ndaj Francës, më 6 korrik nga ora 17:00.


Cavani rikthen epërsinë e Uruguait me supergol

Edinson Cavani ka shënuar një supergol për ta rikthyer epërsinë e Uruguait ndaj Portugalisë.

Pak minuta pasi shifrat i barazoi Pepe, Uruguai arriti që përmes Cavanit të rikthej epërsinë.

Ai shënoi golin e tij të dytë në këtë takim, me të dytin një supergol në minutën e 62.


Pepe barazon shifrat ndaj Uruguait

Kampioni i Evropës, Portugalia ka barazuar shifrat ndaj Uruguait, 1-1.

Ishte mbrojtësi Pepe ai që u gjend më së miri në zonë pas një ndërprerje në minutën e 55, transmeton Koha.net.

Pepe dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit pas krosimit nga Guerreiro.

Edhe Franca në gjysmëfinale, eliminon Uruguain Botërori 2018 Franca në gjysmëfinale, eliminon Uruguain

Nis pjesa e dytë Uruguai – Portugali

Ka nisur pjesa e dytë ndërmjet Uruguait dhe Portugalisë, të cilat po synojnë kualifikimin për në çerekfinale të Botërorit.

Pjesa e parë përfundoi 1 me 0 në të mirë të Uruguait.


Uruguai mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Portugalisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Uruguait dhe Portugalisë.

Dy herë kampioni i botës e mbylli me epërsi pjesën e parë ndaj kampionit aktual të Evropës, 1-0, transmeton Koha.net.

Ishte Cavani që shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga Luis Suarez në minutën e shtatë.

Në pjesën e parë ishte Portugalia që dominoi takimin, por Uruguai ishte mjaft e rrezikshme me rastet e krijuara.


Cavani kalon në epërsi Uruguain ndaj Portugalisë

Edhe Tabarez: Ishte e vështirë, njëjtë edhe me Francën por synojmë shumë Botërori 2018 Tabarez: Ishte e vështirë, njëjtë edhe me Francën por synojmë shumë

Uruguai e ka nisur për mrekulli sfidën e 1/8 së finales së Botërorit ndaj Portugalisë.

Ishte Cavani ai që shënoi një gol të bukur pas një asistimit nga Luis Suarezi kur po luhej minuta e shtatë, transmeton Koha.net.