Franca është gjysmëfinalisti i parë i Botërorit Rusia 2018.
“Tre Kolorët” sot eliminuan dy herë kampionin e Botës, Uruguain, duke e mposhtur me rezultat prej 0-2, transmeton Koha.net.
Ishte Raphael Varane që shënoi golin e parë në minutën e 40 pas asistimit nga Griezmann.
Kurse në minutën e 61 Griezmanni dyfishoi epërsinë, pas asistimit nga Tolisso.
Në gjysmëfinale Franca e pret fituesin e takimit të sotëm Brazil – Belgjikë.
Edhe
Uruguai - Franca, duel i dy ish-kampionëve
Franca dyfishon epërsinë ndaj Uruguait
Franca tani është duke udhëhequr 0 me 2 në ndeshjen e sotme çerekfinale ndaj Uruguait.
Ishte Griezmann ai që shënoi golin e dytë për francezët në minutën e 61, transmeton Koha.net.
Golin e parë e kishte shënuar mbrojtësi i Realit, Varane.
Varane i jep epërsinë Francës ndaj Uruguait
Ylli i Real Madridit, Raphael Varane është përkujdesur që t’i japë Francës epërsinë e parë në sfidën çerekfinale ndaj Uruguait.
Varane shënoi në minutën e 40, pas asistimit nga Antoine Griezmann, transmeton Koha.net.
Edhe
Cavani çon Uruguain në çerekfinale, eliminohet Portugalia
Kur pjesa e parë është në përfundim, Franca ka pasur një dominim të lehtë ndaj Uruguait.
Formacionet zyrtare: Uruguai - Franca
Janë publikuar formacionet me të cilat do të luajnë dy kombëtaret në çerekfinalen e parë të Botërorit.
Mungesa e Blaise Mautidi ka detyruar trajnerin e Francës të luajë me Corentin Tolisson në mesfushë, kurse në sulm janë treshja, Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud.
Në anën tjetër të Uruguai, konfirmohet mungesa e Edinson Cavanit, i cili është lënduar në 1/8 e finales përballë Portugalisë.
Formacionet zyrtare:
Edhe
Franca e papërmbajtshme, eliminon Marokun
Uruguai: Muslera, J.M. Gimenez, Godin, Caceres, Bentancur, Nandez, Torreira, Vecino, Laxalt, Stuani, Suarez.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Tolisso, Kante, Griezmann, Mbappe, Giroud.