Edinson Cavani ishte realizator i një goli në fitoren e Uruguait përballë Bolivisë 2:0. Kjo fitore bëri që uruguaianët të kalojnë në çerekfinale të Kupës së Amerikës.
Sulmuesi i Manchester Unitedit humbi disa mundësi të mira shënimi para se të realizonte 11-të minuta para fundit, pas asistimit të Facundo Torresit.
Uruguai në minutën e 40-të kishte kaluar në avantazh pasi mbrojtësi i Bolivisë, Jairo Quintero, shënoi në portën e vet pas harkimit të Giorgian de Arrascaetas.
Uruguai në Grupin A është në vendin e tretë me katër pikë nga tri ndeshje.
Skuadra e drejtuar nga Oscar Tabarez luan kundër Paraguait në ndeshjen e fundit të grupit në Rio të hënën.
Edhe
Baloguni i lumtur me nisjen e përkryer të SHBA-së
Në Grupin A po ashtu në ndeshjen tjetër, mesfushori i Newcastle Unitedit, Miguel Almiron, shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren e Paraguait kundër Kilit, 2:0.
Kjo do të thotë se Bolivia nuk mund të shkojë në fazën nokaut me Argjentinën, Paraguain, Kilin dhe Uruguain, që të gjitha të kualifikuara në çerekfinale.