Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Carvajal do të jetë gati për Botëror

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Real Madridit, Dani Carvajal, pritet të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës.

Futbollisti ishte detyruar të largohet nga fusha në pjesën e parë të finales së Championsit, përballë Liverpoolit, të cilën Reali e fitoi 3:1.

Pas kontrolleve të bëra nga mjekët e skuadrës, është konstatuar që Carvajal ka pësuar lëndim të shkallës së dytë dhe mund të kthehet brenda dy javësh, pikërisht në kohën e duhur, kur edhe fillon Botërori.

Kujtojmë se Carvajal i kishte munguar Spanjës edhe në Euro 2016, pikërisht pas një lëndimi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm