21:54 - Belgjika ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror duke bërë një rikthim sensacional.
Kombëtarja belge arriti të përmbyste gjithçka në 3 me 2 ndaj Japonisë edhe pse ishte duke humbur 2 me 0 deri në minutën e 69-të.
Japonia realizoi dy gola të shpejtë në minutat 48 dhe 52 përmes Haraguchit dhe Inuit, ndërsa Belgjika u kthye me Jan Vertonghenin dhe Marouane Fellainin në minutat 69 dhe 74. Krejt në sekondat e fundit Naser Chadli arriti golin e tretë dhe të fitores për belgët.
Belgjika kthehet fuqishëm ndaj Japonisë
21:32 - Pak minuta pasi Jan Vertonghen ngushtoi epërsinë e Japonisë, Marouane Fellaini ka shënuar për 2 me 2 për të kthyer fuqishëm Belgjikën në lojë.
Vertonghen kthen Belgjikën në lojë
21:29 - Jan Vertonghen ka realizuar një gol të rrallë për të kthyer Belgjikën në lojë ndaj Japonisë.
Mbrojtësi i Tottenhamit shënoi në minutën e 70-të për të ngushtuar epërsinë e japonezëve në 2 me 1.
Japonia me dy gola të shpejtë shtang Belgjikën
Genki Haraguchi dhe Takashai Inui kanë realizuar dy gola të shpejtë për Japoninë ndaj Belgjikës.
Japonia tani po udhëheq 2 me 0 pas 52 minutash lojë.
Golat u realizuan në minutat 48 dhe 52.
WOOOW!!! GOAL!!! JAPAN AGAIN!!!!! NO ONE SAW THIS COMING!!! 2-0 BANGER!!!#WorldCup #BEL #JPN #BELJPN pic.twitter.com/DhCMzJjQSz
— Umar ?? (@YyoungDesi) July 2, 2018