Belgjika e Japonia janë duke u përgatitur për përballjen e tyre në një të tetën e finales së Botërorit, përballje të cilën e siguruan në rrethana të ndryshme, por po ashtu të çuditshme.
Ekipi i dytë i Belgjikës mposhti ekipin e dytë të Anglisë në ndeshjen për të cilën asnjëra skuadër nuk ishte plotësisht e sigurt se dëshiron të fitojë, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Ekipi i Roberto Martinezit me fitore ka gjetur veten në anën e shortit që vlerësohet jo e favorshme, ndërsa nëse avancon mund të ketë përballje ekipore favorite si Brazili e Franca.
Ndërkohë dhjetë minutat e fundit të ndeshjes mes Japonisë dhe Polonisë nuk ishin asgjë më shumë se një farsë. Përzgjedhësi Akira Nishino urdhëroi ekipin që të mbyllë portën dhe të mos rrezikojë të marrë ndonjë karton, duke shpresuar se humbja 1:0 do të ishte e mjaftueshme për Japoninë që të kualifikohet.
Humbja mjaftoi dhe Japonia u bë ekipi i parë në histori të Kupës së Botës që avancoi duke u bazuar në ferplej.
Japonia kaloi në fazën nokaut vetëm për faktin se kishte dy kartonë më pak se Senegali. Dy skuadrat kishin bilanc plotësisht të njëjtë, pos për kartonë. Por pati fishkëllima të shumta në ndeshjen e Japonisë, për shkak të pasivitetit në fushë nga ana e lojtarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)