Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Anglia përfituesja më e madhe e golave nga pozitat standarde

Pasi u shënuan numër rekord golash nga pozitat standarde në fazën e grupeve në botërorin “Rusia 2018”, strategjia e pozitave standarde ka vazhduar të ketë ndikim të madh edhe në fazën nokaut, ku pesë nga 11 golat që u shënuan në çerekfinale kanë ardhur nga gjuajtjet e lira apo goditjet këndore.

Raphael Varane realizoi me kokë për Francën në fitoren 2:0 ndaj Uruguait pas një krosimi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Fernandinho devijoi një krosim nga korneri në portën e vet në humbjen 2:1 të Brazilit nga Belgjika, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Anglia vazhdoi përdorimin e saj të njohur të pozitave standarde duke shënuar golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Suedisë, me një gjuajtje me kokë të Harry Maguiret pas një goditjeje nga këndi.

Goli i bukur i Denys Cheryshevit në humbjen e Rusisë nga Kroacia pas penalltive, ishte goli i parë i vetëm në ndeshjet çerekfinale, që nuk erdhi nga pozitat standarde, ndonëse më vonë Domagoj Vida realizoi me kokë në shtesë nga korneri dhe Mario Fernandes realizoi me kokë pas krosimit nga gjuajtja e lirë për Rusinë duke dërguar ndeshjen në penallti.

Në përgjithësi, 30 për qind e golave në Kupën e Botës kanë rënë nga pozitat standarde apo penalltitë, duke fuqizuar rritjen e skuadrave që tradicionalisht nuk paraqiten mirë në kupa të botës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)