Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Formacioni më i mirë i Botërorit “Russia 2018”

Botërori i Rusisë përfundoi me kampionen e re, Francën, e cila mposhti në finale Kroacinë dhe merr, kësisoji, kurorën e Gjermanisë për katër vitet e ardhshme.

Janë momente bilanci për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne, edhe për vetë FIFA-n, ashtu si edhe për mediat. “Goal.com” ka publikuar top-formacionin e kësaj Kupë Bote, me 11 lojtarët më të mirë, sipas roleve përkatëse.

1. Jordan Pickford | Portier | Angli - Është e mrekullueshme të mendosh se, para Kupës së Botës, shumë veta mendonin nëse Jordan Pickford ishte zgjidhja më e mirë për të luajtur në portën e Anglisë.

2. Raphael Varane | Qendërmbrojtës | Francë - Raphael Varane është mbrojtësi i cilësisë së lartë, që kishte spikatur qysh përpara transferimit të tij te Real Madridi, në vitin 2011. Ai ishte një shkëmb në repartin e pasmë të “les Bleus” dhe bëri një ndryshim të dukshëm në finale, pasi Franca mundi Kroacinë 4-2, por ndikimi i tij më i dukshëm erdhi në çerekfinale, kur shënoi një gol vendimtar për të mposhtur Uruguajin.

3. Domagoj Vida | Qendërmbrojtës | Kroacia - Momenti më i mirë i Domagoj Vidës erdhi pasi shënoi në kohën shtesë për Kroacinë, në çerekfinale, edhe pse Rusia shpejt e shpërtheu atë flluskë, para se penalltitë ta shihnin Vida & Co sërish në gëzim.

Edhe Befasi në formacionin më të mirë të Kupës së Botës Botërori 2026 Befasi në formacionin më të mirë të Kupës së Botës

4. Diego Godin | Qendërmbrojtës | Uruguaji - Diego Godin përdori gjithë përvojën e tij për të ndihmuar në frymëzimin e Uruguajit në çerekfinale të Kupës së Botës 2018.

5. Kevin De Bruyne | Mesfushor i djathtë | Belgjikë - Është e pamundur të përcaktohet saktësisht se ku mund të vendoset Kevin De Bruyne, i cili shkëlqeu kudo që Roberto Martinez e vendosi për Belgjikën në Botërorin 2018. Momenti më i paharrueshëm i De Bruyne erdhi pasi goli i tij eliminoi Brazilin në çerekfinale, por roli i tij triumfues, në përmbysjen e madhe kundërsulmuese ndaj Japonisë në 1/8 finale, nuk meriton të harrohet. Një lojtar i klasit botëror i Kupës së Botës.

6. Lluka Modriq | Mesfushor qendre | Kroacia - Ylli i Kroacisë, Lluka Modriq, nuk mund të mbetet kurrsesi jashtë top-formacionit të Botërorit të Rusisë. Më në fund, kroati i Real Madridit përjetoi një turne ndërkombëtar të denjë me kombëtaren e tij.

7. N’Golo Kante | Mesfushor qendre | Francë - N’Golo Kante luajti 90 minuta në çdo ndeshje, deri në finale, kur mesfushori i Francës u zëvendësua në pjesën e dytë, pasi luftoi për t’u marrë me mesfushorët e Kroacisë.

8. Ivan Perishiq | Mesfushor i majtë | Kroacia - Sulmuesi i Kroacisë, Ivan Perishiq, ishte një simbol i etikës së punës pa ndalesë, që përshkoi kohën e kombit ballkanik në Kupën Botërore 2018. Goli i tij dhe asistimi në fitoren e gjysmëfinales ndaj Anglisë u pasua nga një tjetër gol i spikatur në finale, i cili barazoi rezultatin përkohësisht 1-1, edhe pse më tej u konsolidua humbja e të tijve ndaj Francës.

9. Kylian Mbappe | Mesfushor i djathtë | Francë - Ai është e ardhmja e futbollit francez dhe tani, pa asnjë dyshim, një pasues i denjë i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, si lojtari më i mirë në këtë sport.

Edhe Franca ka Mbappen, por edhe shumë telashe në mbrojtje Euro 2024 Franca ka Mbappen, por edhe shumë telashe në mbrojtje

10. Eden Hazard | Sulmues | Belgjikë - Sulmuesi më i mirë i Belgjikës në këtë Botëror, Eden Hazard shkëlqeu me tre gola, dy asistime dhe një numër të pafund driblimesh kërcënuese.

11. Antoine Griezmann | Sulmues | Francë - Antoine Griezmann nuk kishte të njëjtin ndikim në lojën e hapur, si në “Euro 2016” për Francën, por ndikimi i tij fenomenal në goditjet standarde dhe nga distanca nuk mund të neglizhohen.