Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

“Adidasi” fiton garën me “Niken”

“Adidasi” mund ta quajë veten fitues përballë rivalit të përbetuar “Nikes” qysh tash, para se të nisë Kupa e botës “Rusia 2018”, pasi ka pajisur me uniforma më së tepërmi përfaqësuese pjesëmarrëse.

Mirëpo gjiganti gjerman i veshjeve sportive, që është edhe sponsor zyrtar i Botërorit, pret të ketë pak ndikim financiar, pjesërisht pasi që Kupa e Botës mbahet në Rusi, ku ekonomia është në krizë, shkruan Koha Ditore.

“Kupa e Botës në Rusi ka më pak mundësi financiare sesa që kishte Kupa e Botës në Brazil katër vjet më parë”, ka thënë shefi ekzekutiv i “Adidasit”, Kasper Rorsted.

“Në të njëjtën kohë ne jemi duke shikuar para për këtë ngjarje. Do të jetë mundësi fantastike për shfaqje globale të markës sonë”... shkruan sot Koha Ditore.

Artikuj të ngjashëm