Kompania e veshmbathjeve gjermane “Adidas”, ka prezantuar topin zyrtar “Al Hilm” për ndeshjet gjysmëfinale, finale dhe duelin për vend të tretë.
“Al Hilm” do të thotë “Ëndrra”, do ta zëvendësojë topin “Al Rihla” që përkthehet si “Udhëtimi”.
Për herën e 14-të rresht, një top i prodhuar nga “Adidasi” është duke u përdorur në Kupë të Botës.
Topat e këtij Botërori kanë përfshirë edhe teknologji të papërdorur më parë.
Aty janë përfshirë sensorët, që e përcjellin topin në çdo lëvizje, e që i ndihmon edhe sistemit VAR, si dhe gjyqtarëve për të marrë vendime më të shpejta, në pozita të vështira.