Rusia ka mbledhur 20 batalione në Belgorod – një qytet rus afër kufirit me Ukrainën – dhe është e shqetësuar nga një kundërsulm eventual i Ukrainës, ka thënë zyrtari i lartë ukrainas, raporton CNN.
“Sipas Stafit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ata janë të shqetësuar për një kundërsulm në rajonin e Kharkivit, në veri të Kharkivit më saktësisht”, ka deklaruar Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.
Ai ka mohuar pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, që tha të martën se forcat ruse kanë arritur kufirin me Luhanskun.
Forcat ruse po tentojnë të hyjnë nga Iziumi në jug e të marrin pjesët tjera të Donetskut, por ka pasur pak lëvizje në terren. Denysenko ka thënë se sulmet ishin kryesisht ajrore.