Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtari amerikan e quan moment historik çlirimin e Khersonit

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, deklaroi se çlirimi i Khersonit është fitore e jashtëzakonshme e Ukrainës, derisa i uroi ushtarët ukrainas.

Siç raportoi BBC-ja të dielën, Sullivan tha se çlirimi i Khersonit nuk është fundi i rrugës, por “moment i madh historik”.

“Kjo u arrit falë qëndrueshmërisë dhe aftësisë së pabesueshme të ukrainasve, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë”, tha Sullivan.

Forcat ushtarake ukrainase e çliruan Khersonin të premten.

Artikuj të ngjashëm