Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, deklaroi se Rusia është e shqetësuar dhe e alarmuar nga humbja e Khersonit, derisa bëri thirrje që të mos nënvlerësohet Moska.
“Nëse ata kanë nevojë për më mish për top, do ta bëjnë këtë”, deklaroi ai, raportoi BBC-ja të dielën.
Sipas ministrit britanik, Ukraina duhet të bëjë kujdes tash pasi e ka çliruar Khersonin.
“Po, Ukraina e ka kthyer tani të vetmen gjë që Rusia arriti ta pushtonte në mars. Khersoni ishte një nga shumë objektivat. Rusia dështoi dhe Ukraina e mori atë përsëri”, tha ai.
Por, sipas Wallace, nga Rusia mund të pritet gjithçka dhe ajo siç u shpreh ministri, do të përdorin çdo mjet për luftë.
Edhe
Britania synon përforcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë
“Historia na kujton se Rusia mund të jetë jashtëzakonisht mizore ndaj popullit të saj. Dhe nëse atyre u nevojitet më shumë mish për top, ata do ta gjejnë atë”, paralajmëroi ai.
Ukraina e çliroi plotësisht Khersonin gjatë së premtes, gjersa trupat ushtarake ukrainase u futën pranë banorëve. Rusia u largua nga qendra, me arsyetimin se në një lokacion të tillë nuk mund t’i ruante pozicionet.