Zonat malore të Zvicrës janë mbuluar nga bora të shtunën, duke shkaktuar vështirësi në trafikun rrugor. Në Bettmeralp, kantoni Wallis, dhe në maloren First në Grindelwald, kantoni Bern, qytetarët u zgjuan me një peizazh të bardhë dhe shumë borë.
Sipas “Meteo Schweiz”, kufiri i borës luhatet midis 1800 dhe 2100 metrave. Në Alpet perëndimore dhe jugore pati deri në 50 centimetra borë.
Kalimi i rrugës së Gotthardit u mbyll në të dyja drejtimet. Po ashtu, rrugët Tiefenbach–Gletsch dhe Wassen–Meiringen mbeten të mbyllura për shkak të reshjeve.
Ndërsa në male bie bora, në zonat e ulëta të Zvicrës bie shi.
E diela do të jetë kryesisht e thatë, me temperatura që në disa zona mund të arrijnë deri në 18 gradë.


-
Në Bernë qytetarët e shfrytëzojnë borën për skijim, Kosova në pritje
-
Zvicra po shqyrton përdorimin e borës artificiale për t’i luftuar zjarret
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
Bosnja përballet me reshje të shumta bore, bllokohet trafiku
-
Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi