Terreni dhe moti sfidues i kanë penguar zjarrfikësit në Kaliforninë Veriore ta shuanin zjarrin pasi po përhapej me shpejtësi të madhe, të enjten pasdite, duke i bërë evakuimet e detyrueshme pasi flakët kishin shkatërruar shtëpitë, bimësinë dhe vunë nën kërcënimin vendin e shenjtë të breshkave.
Sipas autoriteteve, zjarri ka shpërthyer rreth mesditës në Qarkun Shasta. Raportohet se zjarri ka përfshirë 304 hektarë dhe u dogjën tri shtëpi. Zjarri ishte 25% kontrolluar pak para orës 20:30. Është bërë e ditur se 12 struktura janë shkatërruar.
Zjarrfikësit kanë sulmuar në mënyrë agresive zjarrin nga toka dhe ajri, dhe ekuipazhet do të punojnë gjatë natës për t’i forcuar linjat e kontrollit dhe për të pastruar strukturat.
Një qendër evakuimi u ngrit në një shkollë të mesme në Anderson, e cila u bë streha e rreth 11 mijë banorëve. Zyrtarët nuk thanë menjëherë se sa njerëz ishin nën urdhrat e evakuimit.
-
Evakuohen rreth 90 mijë njerëz në Nevada pas përhapjes së zjarreve
-
Zjarret në shtetin e Washingtonit detyrojnë 60 mijë njerëz të evakuohen
-
Shpërthim në Nebraska të SHBA-së, dyshohet për viktima të shumta
-
Dy të vdekur në Kaliforni, gjendje alarmante
-
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas zjarreve në Kaliforni