Një numër i madh njerëzish dyshohet se janë gjetur të vdekur të enjten në dy shtëpi në verilindje të Nebraskas në Shtetet e Bashkuara, pas një shpërthimi të zjarrit që ka ndodhur në atë zonë, shkroi të enjten Associated Press.
Cody Thomas, zëdhënës i Patrullës së Shtetit të Nebraskas, ka thënë se nuk e di se sa njerëz janë gjetur të vdekur, mirëpo zjarri i shkaktuar në orën 03:00 të mëngjesit, ka përfshirë të dyja shtëpitë.
Shumë biznese e shkolla, si dhe një qendër për të moshuarit janë mbyllur në atë zonë me rekomandimin e policisë, pasi ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Policia planifikon të mbajë konferencë shtypi më vonë për të treguar rreth kësaj ngjarjeje.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 23 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një dyqan në Meksikë
-
Disa të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e municioneve në Tennessee
-
Një i vdekur e dhjetëra të lënduar nga një shpërthim në një fabrikë në Pennsylvania
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në sulmin me armë në Alabama
-
Shtatë të vdekur, mes tyre tre fëmijë si pasojë e një zjarri në Francë