Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarret në Brazil mbytën rreth 17 milionë kafshë në vitin 2020

Mes zymtësisë së vitit 2020, shkencëtarët në Brazil përfunduan një studim veçanërisht të zymtë, një përpjekje për të numëruar kafshët e mbytura nga zjarret e mëdha në ligatinat Pantanal.

Ata vlerësojnë se deri në 17 milionë vertebrorë - përfshirë zvarranikët, zogjtë dhe primatët - kanë vdekur.

Zjarret ndodhën midis janarit dhe nëntorit, duke shkatërruar 30% të ligatinave më të mëdha tropikale në botë.

Ky vlerësim i humbjes është publikuar në revistën Scientific Reports.

Mariana Napolitano Ferreira, drejtuese e shkencës në WWF-Brazil shpjegoi se kishte 22 mijë zjarre të veçanta të regjistruara gjatë atij viti.

Ky hulumtim i ri thekson, thonë studiuesit, rëndësinë e parandalimit të fatkeqësive të tilla në të ardhmen.