Brazili po përballet me sezonin më të ashpër të zjarreve që kanë djegur ligatinat më të mëdha tropikale në botë. Kjo zonë e pyjeve mezi u ka mbijetuar zjarreve të mëdha në vitet 2020 dhe 2021.
Sipas autoriteteve braziliane, më shumë se 3 mijë vatra zjarri janë konfirmuar në 15 ditët e para të muajit nëntor. Rajoni i ligatinave po përballej me të nxehtin ekstrem, shkaku i të cilit janë përhapur edhe zjarret.
Qeveria federale ka dërguar përforcime për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, teksa vullnetarët dhe organizatat po bëjnë përpjekje të ndihmojnë kafshët e lënduara nga këto zjarre. Në vitet e fundit, valët e të nxehtit janë më të shpeshta dhe më të ashpra. Vala aktuale e të nxehtit është e teta që ka përfshirë Brazilin vetëm sivjet.
-
Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar
-
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve
-
Spanja përballë një prej zjarreve më vdekjeprurëse
-
Të paktën 11 të vdekur nga zjarret në Spanjë
-
Zjarri i madh detyron evakuimin e mijëra banorëve në jugperëndim të Francës