Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në rafinerinë e naftës në Poloni, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një objekt që i përket gjigantit shtetëror të naftës PKN Orlen, kanë njoftuar zyrtarët polakë, shkruan Euronews të martën.

Zjarri në fabrikën pranë qytetit Plock, i cili përfshin një rafineri nafte, u shua shpejt brenda ditës, ka njoftuar kompania.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Iwona Smigielska-Kowalska, zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Plock, tha se dy persona nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve dhe kanë vdekur, ndërsa është hapur një hetim për incidentin.

Orlen tha se zjarri shpërtheu në një nga furrat përpara se zjarrfikësit e impiantit ta shuanin atë.

Sipas kompanisë, instalimet e tjera nuk janë prekur.