Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në një spital në Pekin, raportohet për të paktën 21 të vdekur

Zjarr ne spital ne Pekin

Një zjarr ka shpërthyer në një spital në kryeqendrën e Kinës, Pekin të martën, duke lënë të vdekur të paktën 21 persona, raportojnë mediumet kineze.

Njerëzit duke lidhur çarçafët kanë zbritur nga dritaret dhe arritën t’i shpëtonin më të keqen. Në rrjete sociale kanë qarkulluar video të pacientëve duke zbritur në këtë mënyrë nga dritaret e spitalit.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në spitalin Changfeng të Pekinit. Së paku 71 pacientë u shpëtuan.

Nuk ka pasur informata zyrtare ende për numrin e saktë të pacientëve të vdekur.