Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

12 të arrestuar për zjarrin në një spital në Pekin ku vdiqën 29 persona

12 persona janë arrestuar dhe po intervistohen, pas i një zjarr në një spital në Pekin të martën mori 29 jetë, raporton BBC.

Shumica prej viktimave ishin pacientë në spital.

Zjarri shpërtheu të martën rreth orës 13:00 me kohë lokale në spitalin “Changfeng”.

Familjarë të zemëruar dhe shqetësuar nxituan te spitali disa orë më vonë, pasi kishin mësuar për incidentin nga mediumet lokale.

“Kaluan shtatë apo tetë orë dhe unë nuk mora telefonatë”, tha një familjar për “China Youth Daily”.

Edhe Zjarr në një ndërtesë në Kinë, 15 të vdekur e mbi 40 të lënduar Botë Zjarr në një ndërtesë në Kinë, 15 të vdekur e mbi 40 të lënduar

Shumica thanë se kaluan natën duke tentuar të gjenin të dashurit e tyre. Ata që i mbijetuan incidentit, u dërguan për trajtim në spitale tjera.

Duke folur në konferencë për media, zyrtarët thanë se një hetim fillestar tregon se zjarri kishte nisur në pjesën ku po kryhej renovimi.

Në mesin personave që janë ndaluar nga policia janë drejtori dhe zëvendësdrejtori i spitalit, si dhe kreu i firmës që po mbikëqyrë punimet e renovimit.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar video ku shihen pacientë duke dalë nga dritaret , e disa prej tyre duke zbritur me çarçafë.

Mediumet lokale kanë thënë se zjarrfikësit kanë evakuuar rreth 70 persona dhe kanë fikur zjarrin pas afor një ore.

Edhe 39 të vdekur nga zjarri në një dyqan në Kinë Botë 39 të vdekur nga zjarri në një dyqan në Kinë

Mirëpo, familjarët kanë shprehur zemëratën me menaxhmentin e spitalit.

Thanë se edhe pas tetë orëve, zyrtarët e spitalit nuk ishin në gjendje të jepnin emrat e tyre që u lënduan apo vdiqën.

“Vetëm më thuani nëse ky pacient ka vdekur apo është gjallë. Si mund të zhduket një person thejshtë ashtu? As infermierët e as mjekët nuk përgjigjën në telefon. Familjari im në moshë nuk ka telefon”, tha qytetar.

Bazuar në raportimet, shumica e pacientëve në spital ishin të moshuar dhe disa i ishin nënshtruar edhe operacioneve për amputim të gjymtyrëve, që e bëri edhe më të vështirë largimin për ta.

Edhe Zjarr në një spital në Pekin, raportohet për të paktën 21 të vdekur Botë Zjarr në një spital në Pekin, raportohet për të paktën 21 të vdekur

Në rrjete sociale autoritetet kineze janë kritikuar për raportim të dobët të rastit.