Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zhytomyri lirohet nga forcat ruse

Regjioni i Zhytomyrit është i lirë nga forcat ruse, ka thënë kryetari i kësaj pjese.

Ky regjion është afër Kievit dhe ka qenë korridor kyç për të shpërndarë ndihmat në kryeqytet që nga fillimi i luftës, shkruan BBC.

Gjithashtu ka pasur shumë bombardime të cilat kanë lënë të vdekur shumë civilë dhe të tjerë që kanë mbetur pa shtëpi.

Duke shkruar në Telegram, Guvernatori Vitaliy Bunechko tha: “Armiku u zmbraps dhe sot nuk ka trupa pushtuese ruse në rajonin tonë. Ata u larguan nga komunitetet veriore... por lufta nuk ka mbaruar. Ne do të fitojmë! Lavdi Ukrainës”.