Një aeroplan i vogël i tipit “Cessna 210” është zhdukur këtë pasdite gjatë fluturimit nga aeroporti i Ohrit drejt aeroportit të Sofjes në Bullgari.
Aeroplani, në momentin e humbjes së kontaktit me radarët, ka pasur në bord 4 shtetas bullgarë. Sipas informatave paraprake nga Agjencia e Fluturimeve Kontakti është humbur në perëndim të “Sollunska Gllava”.
Lajmin për Alsat e konfirmoi edhe Ministria e Brendshme nga ku thanë se dy helikopterë të policisë janë në kërkim të aeroplanit të zhdukur.
“Në ora 16:16 është humbur kontakti me një aeroplan të vogël të tipit Cesna P210N, i cili ka fluturuar nga Ohri drejt Sofjes. Për shkak të kushteve të këqija ka vendosur që të aterojë në Shkup, ndërsa pas një kohe të shkurtër ka kërkuar leje që të vazhdojë për në Sofje”, tha drejtori i KD M-NAV, Nikollçe Taseski.
Ai shtoi se aeroplani para se të humbiste kontaktet me radarët, piloti është paraqitur duke thënë se ka turbulenca të fuqishme atmosferike.