Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi.
Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet "Shabla 21" janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit.
Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti.
Shkaku i zhdukjes së aeroplanit nuk dihet.
Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari.
Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Bullgaria zbulon një dron të rrëzuar, në të ka municion shpërthyes
-
Përplaset një avion ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur
-
Finlanda raporton shkelje të dyshuara territoriale nga dronë
-
20 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak turk në Gjeorgji
-
Rrëzohet në Gjeorgji aeroplani ushtarak turk me të paktën 20 persona në bord