Autoritetet kroate janë në kërkim të një avioni të vogël që doli nga radari të dielën.
Siç raportojnë mediat kroate, avioni i tipit Cessna 182, u ngrit nga qyteti i Splitit e u zhduk nga radari në orën 9:25, derisa po fluturonte në drejtim të Gjermanisë.
Policia kroate theksoi se i kanë dërguar ekipet e shpëtimit për kontroll të zonës me dronë. Piloti është me nënshtetësi zvicerane, dy pasagjerë gjermanë e njëri kroat.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile kroate njoftoi se janë aktivizuar mbi 100 persona në terren për gjetjen e avionit.
“Terreni është vërtet i madh, disa kilometra në secilin drejtim. Do të kemi më shumë informacion kur skuadrat të kthehen nga terreni”, u tha për mediumin kroat “Dnevnik” nga ekipi i shpëtimit.