Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nuk dihet nëse droni në Zagreb, ra gabimisht apo humbi kontrollin

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se avioni i prodhimit rus, i cili nuk dihet nëse është në posedim të ushtrisë ruse apo ukrainase, erdhi në Kroaci nga Hungaria dhe në Hungari nga Rumania.

"Nuk mund të themi me siguri pse ndodhi kjo, nëse ka pasur një gabim apo ka humbur kontrollin. Ai fluturoi mbi Kroaci për disa minuta dhe më pas u rrëzua në Zagreb. Është mirë që askush nuk u lëndua dhe ra në një vend aty ku nuk ka shtëpi apo ndërtesa”, theksoi kryeministri.

Ai shtoi se të gjitha shërbimet janë duke kryer hetime dhe se duhet të përcaktohen arsyet e mbërritjes dhe më pas të rrëzimit të avionit në Zagreb.

“Ne kemi kontaktuar palën ukrainase për të parë nëse ata kanë informacion se si avioni arriti në Zagreb”, tha ai, raporton Dnevnik. 

Në zyrën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është mbajtur mbledhja e organeve kompetente të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes. Sipas Qeverisë, avioni ushtarak pa pilot, sipas të dhënave të mbledhura deri më tani, ka hyrë në hapësirën ajrore të Kroacisë nga hapësira ajrore hungareze me një shpejtësi prej 700 km/h në lartësinë 1300 m.

Ministri kroat i Mbrojtjes tha se ky nuk ishte kërcënim për Kroacinë. Ai tha se e panë dronin menjëherë posa hyri në hapësirën e Kroacisë.

Edhe Droni që ra në Zagreb, bartte eksploziv Botë Droni që ra në Zagreb, bartte eksploziv

Këshilltari i Ministrisë së Mbrojtjes i Ukrainës, Markijan Lubkjivski, ka thënë se droni nuk ishte ukrainas.

Gjatë ditë, presidenti kroat Zoran Milanoviq, mbajti konferencë ku tha se droni nuk ishte drejtuar kundër Kroacisë dhe e quajti këtë një incident.